Familja Babaj nga Drenica bëhët me shtëpi të re

Familja me pesë fëmijë Babaj nga Llausha e Skenderajt prej sot është bërë me shtëpi.

Lajmin e ka dhënë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Njoftimi:

Bashkë me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati, Xhavit Krasniqin, përfaqësues i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, në Angli, me seli në Londër dhe me drejtorët komunal ia dorëzuam çelësat e shtëpisë familjes shtatë anëtarëshe të Bekir Babajt, nga fshati Llaushë, shtëpi kjo të cilën e ka ndërtuar shoqata “Jetimat e Ballkanit”, falë përkrahjes së dhënë nga familja e Ismajl dhe Abide Mehmetit nga fshati Krasmirovc, me banim në Zvicër.

E uruam familjen e Bekir Babajt me rastin e hyrjes në shtëpi të re dhe i ofruam mbështetje të mëtutjeshme.

Një falënderim i veçantë për shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe familjen e Ismajl dhe Abide Mehmetit nga fshati Krasmirovc, me banim në Zvicër, për humanizmin e tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë