Drenasi kampion i performancës në mesin e 38 komunave!

Qeverisja e mirë e kryetarit Ramiz Lladrovci në Komunën e Drenasit, për vitin 2019, është vlerësuar për performancën më të mirë, kampion në mesin e komunave dhe është spërblyer me grant me vlerë 803.000 euro nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar ekzekutivin, zyrtarët për punën e shkëlqyer që po e bëjnë për qytetarët e Drenasit.

Ai ka theksuar se këto grante janë dëshmi dhe motiv që puna e mirë që po bëhet, do të vazhdoj.

Z. Lladrovci ka shprehur falënderim ndaj qytetarëve të cilët në forma të ndryshme po kontribuojnë dhe japin zë qeverisjes së mirë e transparente.

Komuna e Drenasit për çdo vit është vlerësuar shumë lartë, ka përfituar vazhdimisht grante që jepen nga ministritë e ndryshme të Qeverisë dhe të organizatave ndërkombëtare.

Këto mjete do të orientohen në projekte kapitale me rëndësi për qytetarët tanë, gjithmonë për përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë