Aksident trafiku në Terstenik, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën pasdite në fshatin Terstenik të Drenasit.

Policia ka njoftuar sot se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave me ngasës meshkuj kosovarë, transmeton DrenicaOnline.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

Policia ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë