Aksident fatal në një fshat të Drenasit, vdes një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Arllat.

Nga ky aksident, fatkeqësisht e ka humbur jetën një person.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi ka dhënë detaje nga aksidenti.

“Me datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Arllat të Drenasit, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit”, tha Rexhepi

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë