Ramiz Lladrovci reagon ndaj ftesës së Gjykatës për Agim Çekun

Ftesa nga Gjykata e Hagës për Agim Çekun, ka bërë që kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të shkruaj në rrjetin social se ndjen dhimbjen që shkakton padrejtësia, sepse ftesa është e padrejtë.

Por, ashtu siç ke qenë ballëhapur e krenar gjatë çlirimit të vendit, i tillë do të kthehesh edhe nga ky ballafaqim, ka cekur Lladrovci në rrjetin social.

Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit në fb:

I nderuari Gjeneral Agim Çeku, ish kryeministër i Republikës së Kosovës, miku im,

Ftesa e Dhomave të Specializuara për Juve, është rast për të ripërsëritur se lufta jonë ishte e drejtë, e pastër, luftë e pabarabartë, por e drejtë e popullit tonë. Lufta e drejtë është bërë kundër një regjimi që kreu dhunë mbi një shekull ndaj Kosovës, ndërsa vetëm gjatë luftës çlirimtare, kreu mbi 400 masakra masive. Prandaj, të gjitha normat ndërkombëtare, na kanë dhënë të drejtë për luftën tonë.

E ndjej dhimbjen që shkakton padrejtësia, sepse kjo ftesë është padrejtësi e madhe. Por, ashtu siç ke qenë ballëhapur e krenar gjatë çlirimit të vendit, i tillë do të kthehesh edhe nga ky ballafaqim.

Nderim për jetën dhe veprën Tuaj, miku im, Agim Çeku!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë