Ramiz Lladrovci dhe bashkëshortja festojnë 30 vjetorin e martesës, publikojnë foto të realizuara ndër vite

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëshortja e tij Shemsije Lladrovci, e kanë festuar përvjetorin e 30-të të martesës.

Kështu ka bërë të ditur bashkëshortja e Lladrovcit përmes një postimi në Facebook ku edhe ka sjellur fotografi nga e kaluara për të uruar partnerin e saj.

“30 vite, rrugëtim i përbashkët, aspak i lehtë, me shumë sfida e vështirësi, por së bashku me dashurin për njeri tjetrin dhe Atdheun kemi qëndruar të fort! E lumtur që festojmë sot e çdo dite së bashku me familjen tone të mrekullueshme!”, ka shkruar Shemsije Lladrovci në postimi.

Më poshtë fotografitë e çiftit ndër vite./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë