Njoftim me rëndësi për banorët e Arllatit, Poklekut, Vasileves, Gradicës, Likoshanit…

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët se shërbimi i mbledhjes së mbeturinave nuk është kryer sot dhe as dje në disa zona kadastrale për arsye të defekteve të mëdha në automjete, e po ashtu situata e pandemisë ku kompania po punon me staf të reduktuar.

Situatë e ngjashme është edhe në komunat e tjera ku operon kompania KRM-Pastrimi për shkak të telasheve të lartpërmendura.

Dje, me datën 01.09.2020 shërbimi nuk është kryer në fshatin Arllat në lagjen Bujupi, lagjja Bujupi Kodrali dhe Bujupt e poshtëm.

Ndërsa, sot me datën 02.09.2020 shërbimi ka mbetur pa u kryer në këto zona: Vasilevë,Likoshan,Gradicë,Godanc,dhe një pjesë e Poklekut të Vjetër.

Kompania po bënë të pamundurën që shërbimi të kryhet brenda javës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë