Vrasja në Nekovc të Drenasit, policia në kërkim edhe të një të dyshuari

IndeksOnline ka raportuar gjatë ditës së sotme se është bastisur shtëpia e vëllait të Shaban Sylës.

Për këtë rast, tani janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Në përgjigjen e policisë dhënë për IndeksOnline, thuhet se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet në lidhje me lidhje me vrasjen që ndodhi natën e 22 gushtit në fshatin Nekovc e i cili lidhje me djalin e Shaban Sylës, Leutrimi e i cili dyshohet të ketë privuar nga jeta një person.

Policia ka bërë të ditur se përveç tre personave që janë vetë dorëzuar janë në kërkim edhe të një personi tjetër.

“Lidhur me rastin e vrasjes që ka ndodhë në fshatin Nekovc të Drenasit, me datën 22 gusht 2020, hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë dhe gjyqtarin e procedurës paraprake po vazhdojnë të ndërmarrin veprimet operative dhe hetimore në përputhje me autorizimet që kanë.

Përveç tre personave të dyshuar që janë vetëdorzuar , policia është në kërkim edhe të një personi tjetër i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rast”, thuhet në përgjigjet e dhënë nga Zyra për Informim e PK-së.

Ndërsa bëhet e ditur se mbrëmë Policia ka marrë një informat se ky person mund të jetë në atë zonë, dhe kanë shkuar për të bastisur këtë shtëpi, por se nuk e kanë gjetur aty.

“Sa i përket pyetjeve tuaja ju njoftojmë se  mbrëmë rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën se peson i cili është në kërkim ndodhet  në atë zonë dhe  menjëherë nga ana e zyrtarëve policor, në koordinim me prokurorin (urdhër verbal), në dy lokacione (në shtëpinë e tij dhe në shtëpinë e një të afërmi), është kërkuar personi i dyshuar, mirëpo nuk është hasur nga policia”, thekson në përgjigjen e PK-së për IndeksOnline.

Policia thekson se që nga data 27.08.2020, rasti është proceduar në prokurori dhe çdo veprim që merret nga ana e policisë bëhet në koordinim të plotë me prokurorinë./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë