Stacioni i trenit në Drenas po iu kthehet qytetarëve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se më në fund, Stacioni i trenit, pritet t’i kthehet qytetarëve që udhëtojnë me tren dhe pronarit, Infra-Kos.

“Pres nga Infra-Kos që në kohën sa më të shpejtë të aftësojë Stacionin për shfrytëzim nga udhëtarët me tren. Po ashtu, pres që të mënjanojë çdo aneks i cili nuk është brenda funksionit të Stacionit të trenit”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka përshëndetur vendimin e menaxhmentit të Infra-Kosit që ky objekt të mbetet sipas destinimit themelor që ka- të shfrytëzohet nga udhëtarët me tren, përgjithmonë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë