Djali i dëshmorit i propozon fejesë të dashurës pranë varrit të babait në Drenicë

Një nga vendimet më të rëndësishme në jetë, Dardani, djali i dëshmorit të kombit, profesor Ajet Beqiri e ka marrë pranë varrit të babait të tij në Kompleksin Memorial në Marinë të Skënderajt. Dardani i ka propozuar fejesë të dashurës së tij Besartës në vendin ku prehet babi i tij, shkruan Reporteri.net.

Për këtë veprim të tij, ka shkruar ish- zëvendësministri dhe kryetari i Komisionit të Maturës, Nehat Mustafa.

Postimi i tij i plotë:

Fejesa e veçantë

I emocionuar dhe nderuar si asnjëherë tjetër të isha dëshmitar në këtë ngjarje unike . Shoku e kolegu im Dardan Beqiri i kërkoi fejesën të dashurës së tij BESARTËS tek varri i babait – DËSHMORIT TË KOMBIT PROF.AJET BEQIRI ( Kompleksi Memorial në Marinë – Skenderaj).

Zgjedhja e dt. 1 Shtator, është kujtimi më i mirë për veprën e babait në arsimimin e shumë e shumë gjeneratve dhe rënien në altarin e lirisë.
Djemtë si Dardani nderojnë veprën e prindërve dëshmor!

Urime Dardan e Besarta!
Urime Nëna Afërditë, Diana e Jetë!
RESPEKTE FAMILJA BEQIRI!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë