Vlerësohet raporti gjashtëmujor i kryetarit Lladrovci në mbledhjen e Kuvendit

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 4 pika për rend dite. Për shkak të gjendjes së krijuar nga COVID-19, mbajtjes së distancës, mbledhja është mbajtur në Sallën e Kulturës.

Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari, Nazmi Hasi, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit dhe drejtor të drejtorive komunale.

Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e aprovuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës të datës 31.08.2020;
Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas të dt. 30.07.2020, ka kaluar me vota unanime.

Raporti i Punës së Kryetarit Janar – Qershor 2020, është vlerësuar lartë, pasi që nuk është zhvilluar asnjë debat lidhur me punën gjashtëmujore të kryetarit Lladrovci.

Propozim Vendim për miratimin paraprak të vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Gllogocit në shfrytëzim afatgjatë personave fizik/juridik, është votuar me vota unanime.
Në pikën të ndryshme, janë diskutuar çështje të ndryshme dhe janë bërë pyetje ekzekutivit dhe kanë marr përgjigje me secilën çështje të ngritur.

Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia covid-19 dhe zbatimit të rekomandimeve nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës është mbajtur në Sallën e Kulturës dhe nuk janë krijuar kushtet që mbledhja të transmetohet online përmes ueb faqes së Komunës dhe kanalit zyrtar YouTube, megjithatë mbledhja është në audio incizim. Salla e Kulturës është dezinfektuar para se të mbahet takimi i Kuvendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë