FC Feronikeli dhe Ilir Berisha ndajnë rrugët me marrëveshje të dy anshme

 

FC Feronikeli dhe qendërmbrojtësi, Ilir Berisha, kanë ndarë rrugët me një marrëveshje të dy anshme dhe me mirëkuptim të plotë nga të dyja palët.

Berisha dhe FC Feronikeli e panë të arsyeshme që kjo është marrëveshja më e mirë për të dyja palët, me Ilir Berishën që tregoi profesionalizëm dhe korrektësi deri në ditën e tij të fundit si lojtar i FC Feronikelit.

Berisha ju bashkua klubit në afatin kalimtar të janarit, duke treguar kualitet vendosshmëri në fushë.

FC Feronikeli e falënderon jashtë mase për gjithçka që dha për klubin.

Berisha do të jetë gjithmonë i mirëpritur tek skuadra e FC Feronikelit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë