Vdes një person nga aksidenti i djeshëm

Një vetaksident ka ndodhur dje pasdite në autostradën “Arber Xhaferi”, konkretisht në mes Lipjanit dhe Prishtinës, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Sipas Policisë, është shkaktuar një aksident trafiku e i involvuar vetëm një veturë me ngasës mashkull kosovar.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj kosovarë, dy të lënduar rëndë dhe dy të lënduar lehtë. Të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK. Rreth orës 00:10 është konfirmuar se njëri nga viktimat ka ndërruar jetë dhe është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë