Këshilltari i Thaçit, Ismail Syla i prekur me COVID-19

Një nga të prekurit me virusin COVID-19 është edhe Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Ismail Syla.

Syla aktualisht po trajtohet në Klinikën Infektive në QKUK.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social nga Iset Prekazi, Syla shihet që është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se po e rimerr veten nga ky virus, transmeton Indeksonline.

Bashkë me të i infektuar është edhe Prekazi i cili publikoi fotografinë, e që të dy presin që shpejtë të mposhtin virusin./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë