Vizitohen shkollat lidhur me përgatitjet për testin e maturës dhe vitit shkollor

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale për Arsim, është përgaditur si me infrastrukturë, ashtu edhe me masa mbrojtëse për fillimin e vitit shkollor për të gjitha nivelet, si dhe për testin e maturës që do të mbahet nesër.

DKA me kohë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar fillimin e procesit mesimor duke respektuar të gjitha udhëzimet e rekomanduara të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga virusi covid-19.

Punonjësit teknik të shkollave përmes pajisjeve që i janë siguruar nga DKA-ja kanë kryer dezinfektimin e klasave dhe hapësirave në objektet e shkollave, për të ruajtur shëndetin e nxënësve dhe mësimdhënësve, si dhe për të mundësuar mbajtjen e testit nesër. Po ashtu, është siguruar distanca ndërmjet nxënësve sipas rekomandimeve të IKSHP-së.

Për të parë nga afër gjendjen në shkollat dhe përgatitjet që janë bërë, Drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka bashkë me stafin komunal ka vizituar shkollat ku do të mbahet testi i maturës.
Po ashtu, Drejtori Gjoka ka mbajtur takim me drejtorët e shkollave, ku janë disktuar për përgatitjet që janë bërë për fillimin e vitit të ri shkollor. Nga Drejtorët është konfirmuar se të gjitha shkollat i kanë kryer përgatitjet e nevojshme dhe se janë të gatshëm për nisjen e vitit shkollor.

Ani pse Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shtyer afatin e fillimit të vitit shkollor, Komuna e Drenasit është e gatshme kurdo që vendoset për fillimin e vitit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë