Ky është personi që humbi jetën mbrëmë në aksidentin në Drenas

Bujar Halilaj, është personi që humbi jetën mbrëmë në një vet-aksident trafiku të ndodhur në Çikatovë të Vjetër të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Lajmin e rëndë, përmes rrjeteve sociale e kanë dhënë familjarë e miq të Bujarit.

Bujari ishte pasagjer në veturën të cilën e ngiste një person tjetër i cili tashmë është i arrestuar.

Në këtë vet-aksident të ndodhur rreth orës 21 e 15 minuta, sipas policisë lëndime kanë marr edhe dy persona tjerë.

Policia ka njoftuar sot se trupi i pajetë i Bujarit, me urdhër të Prokurorit është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë