Komuna e Drenasit dhe CDI së shpejti finalizojnë projektin e ujësjellësit

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Prof.Asoc.Dr, Nazmi Hasi, ka pritur në takim përfaqësuesin e CDI-së, Lavdim Osmanaj, me të cilin ka diskutuar për projektin e ujësjellësit në Komunën ë Drenasit i cili pritet të finalizohet shumë shpejt për të furnizuar me ujë të pijshëm shumë fshatra të Drenasit.

Përfaqësuesi i CDI-së, Lavdim Osmanaj, ka konfirmuar se në projektin e ujësjellësit do të investojnë vlerën prej 350 mijë euro. Ndërsa edhe Komuna do të participojë në këtë shumë në vlerën prej 200 mijë euro, më qëllim të finalizimit të këtij projekti të nisur vite më parë.

Nënkryetari Hasi ka falënderuar të pranishmit dhe ka vlerësuar se realizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm për banorët e Komunës dhe ka shtuar se të gjitha obligimet që ka Komuna e Drenasit në realizimin e këtij projekti do të implementohen në përpikëri më qëllim të qytetarët sa më shpejt të kenë shërbimet e ujit për pije.

Kujtojmë që CDI dhe Komuna e Drenasit, vite me parë kanë investuar në rregullimin e ujësjellësit, ku është përfunduar rrjeti i ujësjellësit dhe rezervari në Kamenicë në tërësi, kanë mbetur vetëm disa kyçje për t’u finalizuar projekti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë