Zhvillime të reja për vrasjen në Nekoc

Bashkë me Leotrim Sylën, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 50-vjeçarit, Qamil Demiri, dje në stacionin e policisë në Prishtinë, janë dorëzuar edhe dy të dyshuarit tjerë të përfshirë në rastin e ndodhur të shtunën pasdite në Nekoc të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se Leotrimi, ka dorëzuar edhe armën e cila dyshohet se është përdorur në vrasje.

Njëri nga të vetdorëzuarit, është i mitur ndërsa sipas policisë me vendim të prokurorit të rastit, që të tre janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë