Një i vdekur dhe tre të lënduar në Drenas, policia jep detaje për aksidentin

Policia ka dhënë detaje për aksidentin ndodhur në Drenas. Përveq një personi të vdekur, janë edhe tre të lënduar. Aksidenti ka ndodhur sonte pas orës 21:00.

Njoftimi i parë nga policia:

“Me daten 27.08.2020 rrethe ores 21:20 min. ne fashatin Qikatove i Vjeter-Gllogoc, eshte shkaktuar nje aksident trafiku/Vet-Aksident me lendime te renda trupore ku si pasoj i ketij aksidenti dyshet se nje person ka ndrruar jete, kurse tre te tjere jane  te lenduar. Ne vendin e ngjarjes ka dal njesite kompetente policore, njesia e hetimeve te trafikut dhe po kryejn procedurat e nevojshme ne vendin e ngjarjes”, thotë Policia e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë