Mjet shpërthyes në Gradicë, intervenon Policia dhe FSK

Një person ka raportuar në stacionin policor në Drenas se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në fshatin Gradicë, transmeton DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar.

Mjeti shpërthyes është larguar nga vendi pa ndonjë incident./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë