Tri rastet e reja me virus janë nga këto vende të Drenasit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 511 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 157 raste pozitive.

Nga ky numër i përgjithshëm i të të infektuarve brenda 24 orëve, tri raste janë nga komuna e Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Një rast është regjistruar në Drenas, një në Komoran dhe një rast në Korroticë të Epërme./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë