Shtatë kandidatë në garë për inspektor sanitar në Drenas (Lista)

Komisioni për Shqyrtimin e Konkursit për “Inspektor Sanitar” në Komunën e Drenasit, dje ka njoftuar kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen testit me gojë.

Sipas njoftimit, janë shtatë kandidatë të cilët kanë kaluar në fazën e radhës, testimi me gojë, transmeton DrenicaOnline.

Intervistimi i tyre do të bëhet të enjten, në orën 10:00 në Sallën e Kuvendit Komunal në Drenas.

Ndërsa kandidatët të cilët nuk janë përfshirë në këtë listë, nuk e kanë kaluar testin me shkrim, prandaj mund t’i drejtohen komisionit rekrutues për sqarim brenda dy ditëve./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë