Lladrovci përfundimisht shërohet nga virusi

Sot arritën rezultatet përfundimtare se kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është shëruar plotësisht, gjë të cilën e konfirmoi ai në një postim.

Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar të rinj, ka shkruar z. Lladrovci.

Ja postimi i plotë i tij:

Përfundimisht u konfirmua se tashmë, covid-19, e kam mposhtë plotësisht, jo aq lehtë sa e mendoja por megjithatë ia arrita.

Falënderoj mjekët, infermierët dhe stafin e Klinikës Infektive, dhe QKMF-së në Drenas, për kujdesin e madh ndaj meje dhe përkushtimin për luftimin e virusit.

Falënderoj Vjosa Osmanin, Mimi Kodhelin, Jim Mehmetin, Qemal Minxhozin, Selim Krasniqin, për mesazhet e vazhdueshme dhe përgëzimet për shërimin tim.

Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar të rinj.

Respektoni rekomandimet e IKShPK-së, barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë