Komuna e Drenasit shpallë konkurs për mësimdhënës

Drejtoria për Arsim në Komunën e Drenasit, sot ka shpallur konkurs për një mësimdhënës për arsim fillor në SHFMU “Arif Shala” në Korroticë të Poshtme dhe për një mësimdhënës në SHML “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” në Drenas, transmeton DrenicaOnline.

Mësimdhënësi në Korroticë të Poshtme kërkohet të punojë derisa të kthehet punëtorja nga pushimi i lehonisë ndërsa mësimdhënësi në Drenas kërkohet më 10 orë për lëndën Filozofi-Sociologji.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në mjetet e informimit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë