Rrahën dy familje mes veti në Zabel të Poshtëm të Drenasit, arrestohen 5 persona

Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin rrahur mes veti ku janë përdorur edhe mjete të forta, transmeton DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se rrahja dhe kanosja mes dy familjeve ka ndodhur të hënën pasdite në Zabel i Poshtëm të Drenasit.

Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar katër prej tyre.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit pesë prej tyre mbahen në ndalim policor për 48-orë ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë