Kryetari Lladrovci për diasporën: I jepni hijeshi atdheut!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur respektin e sinqertë për diasporën, duke theksuar se gjithmonë i kanë dhënë dhe do i japin hijeshi atdheut.

Mirëpo, këtë vit për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, Kryetari Lladrovci ka thënë se nuk kanë arritur të shprehin respektin ndaj tyre siç e meritojnë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Këtë vit, nuk arritëm të shprehim respektin e thellë e të sinqertë për diasporën tonë, ashtu siç e meriton.
Diaspora, si gjithmonë i ka dhënë, i jep dhe do t’i japë hijeshi atdheut.
Kjo pandemi, na e kujton fjalën e moçme: Mos na raftë me harrue!

(Foto nga Sheshi “Fehmi Lladrovci”, Gusht 2019)

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë