Vetëdorëzohet në polici personi që goditi për vdekje 7-vjeçaren në Skenderaj

Mbrëmë ka ndërruar jetë një 7-vjeçare si pasojë e goditjeve që kishte marrë nga një veturë.

Mbrëmë në Skenderaj rreth orës 19:10 ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku viktimë ishte një vajzë 7-vjeçare, shkruan lajmi.net.

“Viktima ishte dërguar në Emergjencën e Skenderajt ku mjeku kujdestar ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se autori fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Pas një kohe i dyshuari është vetëdorëzuar në stacion policor, ku me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë