Mbahet debat publik për Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Hartën Zonale të Komunës së Gllogocit 2020-2028

Komuna e Gllogocit, ka arritur të përfundojë në mënyrë të suksesshme, Raportin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) për Hartën Zonale të Komunës së Gllogocit.

Duke zbatuar distancën e rekomanduar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe përdorimin e maskave, është mbajtur debati publik në sallën e Kuvendit Komunal.

Hapjen e debatit e ka bërë Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu e cila falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, duke i ftuar ata të japin komente dhe sugjerime lidhur me plotësimin e raportit të VSM-së për Hartën Zonale të Komunës së Gllogocit, në mënyrë që të jetë sa më i plotë dhe profesional. Gjithashtu, të kontribuohet në ngritjen e kualitetit dhe masave për mbrojtjen e mjedisit.

Në hartimin e raportit të VSM-së për Hartën Zonale të Komunës së Gllogocit kanë kontribuar shoqëria civile, profesionistët dhe ekspertët e fushave relevante, të cilët edhe sot morën pjesë në përfundimin e procedurave për aprovimin e këtij raporti.

Ndryshe, qytetarët e komunës, nga data 10.07.2020 deri me datë 10.08.2020, kanë pasur mundësinë e konsultimit publik për Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Hartën Zonale të Komunës së Gllogocit, për të dhënë komente dhe sugjerime në mënyrë elektronike në email adresën: komuna.drenas@rks-gov.net apo në mënyrë fizike në objektin e komunës, në zyret e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Raportin e VSM-së mund ta gjeni dhe ta shkarkoni edhe nga ueb faqja e Komunës së Gllogocit. https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2020/07/Vleresimi-Strategjik-Mjedisor_VSM_Komuna-e-Gllogocit_29.07.2020.pdf?fbclid=IwAR1wD_drmHlkYmkyi1YwzwpBnRkmz0zYj39AX18lCruE4ctk9fucIZrdJhw

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë