Drenas, vazhdon dezinfektimi i rregullt i objektit të administratës komunale

Komuna e Drenasit për të siguruar mbrojtje të stafit komunal, dhe për të ofruar shërbime të sigurta për qytetarët, po vazhdon ta bëjë rregullisht dezinfektimin e objektit të administratës komunale.

Edhe sot, Drejtoria e Administratës, konform procedurave ka bërë dezinfektimin e objektit dhe hapësirave për rreth, në funksion të mbrojtjes dhe parandalimit të virusit covid-19. Ndërsa, përdorimi i maskave e mbajtja e distancës, mbesin ndër format kryesore për mbrojtje nga virusi.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësise Publike sot jemi njoftuar për vetëm një rast me virus, prandaj të mos ndikojmë në rritjen e numrit të infektuarve. Por, qytetarë të nderuar, vazhdoni t’i respektoni udhëzimet e IKShP-së dhe masat e nivelit qendror.

Kujdesuni për shëndetin tuaj, të familjes dhe shoqërisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë