Detaje të reja për vrasjen e rëndë në Nekovc

Policia ka njoftuar sot se tre personat e dyshuar, të përfshirë në vrasjen e veteranit të UÇK-së, Qamil Demiri nga Nekovci i Drenasit, ndodhen ende në arrati.

Sipas policisë, përveç Qamilit i cili ka humbur jetën nga arma automatike e përdorur nga i dyshuari L.S., nga mjetet e mprehta janë lënduar edhe babai i Qamilit dhe dy të tjerë, transmeton DrenicaOnline.

“Pas një mos marrëveshje në mes tre të dyshuarve dhe katër viktimave meshkuj kosovar, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, ku ka plagosur një person, ndërsa viktimat tjera janë të lënduar nga mjetet e mprehta”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I plagosuri nga arma e zjarri (Qamil Demiri), nuk u ka mbijetuar plagëve, ndërsa viktimat tjera janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja të armës së zjarrit të cilat janë konfiskuar.

Derisa hetuesit e policisë po vazhdojnë të merren me vrasjen e rëndë, të gjithë të dyshuarit gjenden në arrati./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë