Momenti rrënqethës, kur 2 vjeçari nga Malisheva gjindet në zonë malore, fillon të qajë

Dy vjeçari nga Malisheva, Tian Krasniqi është gjetur sot pasi që ishte zhdukur që nga dita e djeshme.

Ai u gjet në një zonë malore afër shtëpisë së tij në gjendje të mirë shëndetësore.

Indeksonline ka arritur të siguroj videon nga momenti kur gjendet Tiani nga bashkëfshatarët e tij.

Ai fillon të qajë kur bashkohet me prindërit e tij. Menjëherë pasi u shpëtua, ai u dërgua në QKMF të Malishevës./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë