Kryetari Lladrovci dënon vrasjen në fshatin Nekoc, fton organet e drejtësisë të zbardhin rastin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vrasjes së ndodhur të shtunën në orët e vona në fshatin Nekoc të Drenasit dhe ka ftuar organet e drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhin rastin.

Ndërsa, familjes Demiri nga fshati Nekoc i shpreh ngushëllime për humbjen e djalit të tyre.

“Dënoj rastin e ndodhur në fshatin Nekoc, dhe ne emër të Komunës, ftoj organet kompetente që sa më shpejtë të zbardhin rastin. Drenasi shquhet për më shumë së një dekadë pa asnjë incident të vrasjeve, urojmë të jetë rasti i fundit. Familjes Demiri, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e djalit, njëherit babait e vëllait të tyre”, ka thënë kryetari Lladrovci në reagimin e tij.

I vrari, Qamil Demiri, ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njihej si person i qet, punëtor e që gëzonte respekt jo vetëm në fshatin e tij e Drenas, por dhe më gjerë.

Ngushëllime familjes Demiri!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë