Dugolli i quan gangsterë të dyshuarit për vrasjen në Drenas të veteranit të UÇK’së

Një veteran i UÇK’së dyshohet se është vrarë sot në fshatin Nekoc të Drenasit. Për këtë ka reaguar anëtari i VV’së Enver Dugolli, bashkëvendas i viktimës. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Dugolli i ka quajtur gangsterë autorët e krimit derisa thekson se vrasja ka ndodhur pas një zënke banale.

Ish-gjenerali Dugolli thotë se i vrari Qamil Demiri, ishte veteran i UÇK’së, njeri i urtë dhe punëtor. Sipas ish-ministrit të Mbrojtjes krimi u krye nga persona të njohur për probleme dhe për policinë.

Shkrimi i plotë i Dugollit në Facebook:

Një lajm i rëndë sonte më tronditi.

Krisma armësh prishen qetësinë e fshatit tim. Bashkëvendasi im Qamil Demiri, veteran i UÇK-së, njeri i urtë dhe punëtor paska pësuar me jetë pas një zënke krejtësisht banale. Personat e dyshuar të vrasjes janë të njohur për probleme, jo vetëm nga popullata e kësaj ane, por edhe nga Policia, mirëpo kurrë nuk mund të besoja që mund të shkrepej armë mbi një njeri të tillë siç ishte Qamili.

Bashkëndjejë dhimbje të madhe për një humbje të tillë dhe ju shprehë ngushëllime familjes Demiri për këtë vdekje tragjike!

STOP dhunës dhe gangsterizmit!

Vrasja në Drenas ndodhi këtë mbrëmje rreth orës 19:00. Policia njoftoi se janë tre të dyshuar për rastin e të cilët janë në kërkim.

Ndërkohë Express raportoi se të dyshuarit janë familjarë të Azem Sylës, ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vrasje në Nekovc, ja kush është viktima dhe vrasësi

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë