Lladrovci pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si Kryeparlamentar: Dalshi faqebardhë!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar Talat Xhaferin me rastin e përzgjedhjes së tij në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

Udhëheqja Juaj shembullore e Parlamentit gjatë mandatit të shkuar, ishte dëshmi e fuqishme e mundësisë së shqiptarëve, e konfirmuar nga kontributi dhe përvoja gjatë historisë, ka shkruar z. Lladrovci në rrjetin social.

Ja postimi i Ramiz Lladrovcit në fb:

Urime miku im, Talat Xhaferi!

Zgjedhja Juaj në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, është arritje për shqiptarët dhe shtetin i cili synon zbatimin e barazisë dhe vlerave euro-atlantike.

Udhëheqja Juaj shembullore e Parlamentit gjatë mandatit të shkuar, ishte dëshmi e fuqishme e mundësisë së shqiptarëve, e konfirmuar nga kontributi dhe përvoja gjatë historisë.

Miku im,

Me funksionin e Kryeparlamentarit, Ju i jepni dimension të ri e vlerë të shtuar BDI-së dhe kombit Tuaj. Dalshi faqebardhë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë