Kërkohet ndihmë për kapjen e këtij kultivuesi të drogës

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: EGZON (Kamer) BACAJ i lindur me 10.02.1990 në Prishtinё.

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale: “Kultivim i bimёs se hashishit, shkurres se kokainёs ose bimёve tё kanabisit”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë