“Thyhen krahët e Shqiponjës së Drenicës”, Policia ua prishi qejfin shumë mysafirëve dhe pronarin e “qerasi” me një gjobë të madhe

Aksione të Policisë e Inspektoratit po vazhdojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, krejt kjo për ta pasur situatën nën kontroll, pas masave të vëna nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

E, sonte në shënjestër ka qenë një nga lokalet e njohura për muzikë live dhe vallëzim, i njohur si “Te shqiponja e Drenicës”.

Njësia Speciale me inspektorët, ka kapur në flagrancë, të gjithë ata që thyen rregullat, duke nisur nga pronari.

Burime të Indeksonline mësojnë se brenda këtij lokali kanë qenë rreth 100 persona, ku Policia iu ka shënuar fletëparaqitje secilit prej tyre. Ndërsa Inspektorati po merret me pronarin.

Po ashtu mësohet se lokalit i është shqiptuar dënimi maksimal në formë gjobe.

Kujtojmë, që Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar luftë të pakompromis ndaj atyre që nuk zbatojnë rregullat, ndërsa ka vënë në funksion tërë inspektoratin të cilët janë në terren gjatë gjithë kohës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë