Asfaltohet një rrugë në fshatin Qirez

Ka filluar asfaltimi i rrugës tek lagjia e Muhaxherëve në fshatin Qirez.

Punimet e kësaj rruge nga afër i vizitoi Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin e komunës, Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, drejtorin e Kulturës, Abdyl Ymeri, asambleistin Ilir Ejupi si dhe inxhinieret e këtij projekti rrugor.

Gjatë këtij inspektimi Kryetari Jashari takoi edhe qytetarët e kësaj lagje të cilët edhe i uroj për rrugën e re, rrugë e cila do të ndihmojë qarkullimin me të lehtë të tyre.

Kryetari Jashari poashtu theksoi edhe një herë se puna për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Skenderajt do të vazhdoj me intenzitet të lartë edhe në vijim.

Bashkë për një infrastrukturë moderne!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë