Asamblisti opozitar duartroket projektet e Komunës së Drenasit

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Petrit Gashi ka duartrokitur projektet të cilat po i realizon Drejtoria për Infrastrukturë Lokale, në krye me drejtorin Endrit Gllareva, raporton DrenicaOnline.

Asamblisti nga IQD, ndonëse në opozitë, ka falënderuar Gllarevën dhe Komunën e Drenasit për kompletimin e projektit të kanalizimit në Llapushnik dhe projektet tjera në nivel komunal.

Statusi i Gashit:

Një falënderim Drejtorit Endrit Gllareva dhe Komunës së Drenasit për kompletimin e kësaj pjesë me kanalizimin për ujërat e zeza. Tani ka mbetur edhe një degë nga gypi qendror e deri të kroi afër shkollës përgjatë lumit dhe projekti i kanalizimit në këtë pjesë do të konsiderohej i përfunduar.

Brenda mundësive buxhetore për këtë vit z.Gllareva ka bërë një punë të mrekullueshme, prandaj edhe projektet e tilla duhet të duartrokiten.

Koha është për realizim projekteve e jo për fjalë, prandaj duhet të jemi të gjithë kontribuues në realizim të tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë