Publikohen pamjet e tmerrshme nga aksidenti që ndodhi mbrëmë në Drenas

Janë publikuar pamje të tmerrshme nga aksidenti i mbrëmshëm në Drenas, ku për fat të mirë personat që ndodheshin në veturë kanë marrë vetëm lëndime trupore.

Mbrëmë rreth orës 20:35 ka ndodhur një aksident i tmerrshëm në fshatin Poklek të komunës së Drenasit.

Ngjarja ka ndodhur derisa një veturë ka goditur anësoren e rrugës dhe ka shkaktuar vet-aksident.

Në aksident janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Drenas, në hyrje të fshatit Poklek, ku edhe janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes në rrjetet sociale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë