Ky është kryetari i ri i KF “Drenica”

Është mbajtur sot mbledhja e antarëve të KF Drenica, ku janë zgjedhur organet e reja drejtuese të klubit.

Në rolin e kryetarit të klubit është zgjedhur biznesmeni, z. Ilir Veliqi, i cili ishte kryetar i klubit edhe në vitin 2018.

Anëtarët tjerë të bordit janë: Rexhep Birinxhiku, Ismet Mustafa, Ilaz Halili, Hajrullah Lushtaku, Haradin Deliu, Bashkim Rushiti, Lulzim Fazliu, Albert Lushtaku dhe Nazmi Xani, Avdi Tahiraj.

Nënkryetar i klubit është zgjedhur: z. Rexhep Birinxhiku

Drejtor Sportiv i klubit është zgjedhur: z. Lulzim Fazliu

Rol vendimtar në këtë mbledhje si gjithmonë pati kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, si dhe Drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit së Skenderajt, z. Abdyl Ymeri të cilët i dhanë mbeshtetje të plotë organëve të reja drejtuese, duke ju uruar suksese.

Ndërsa bordi i ri, tashmë do të angazhohet për konsolidimin e skuadrës dhe kryesisë për t’u përgatitur për edicionin e ri të garave 2020/2021.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë