Këta janë shtatë doktorët dhe tre infermierët e rinj të emëruar në Drenas

Shtatë doktorë dhe tre infermierë i janë shtuar Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas.

Komuna e Drenasit ka njoftuar për këtë vendim ku është publikuar edhe lista e të emëruarve, transmeton DrenicaOnline.

Doktor të mjekësisë në K.P.Sh në QKMF “Dr.Hafir Shala”- Drenas janë emëruar: Shqiponjë Bucolli, Burim Fazliu, Albonë Rruku, Valon Halilaj, Malësore Zogaj, Besnik Mehani dhe Besart Bytyqi.

Ndërsa infermierë janë emëruar: Jetlir Berisha, Ardiana Prokshi- Heta dhe Fortesë Gashi.

Kandidatët e pakënaqur për mos emërim në këtë vend pune, mund t’i drejtohen Komisionit për ankesa në Komunën e Drenasit në afatin prej tetë ditësh prej shpalljes së këtij vendimi./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë