Goditje e fuqishme sërish, Pnishi nënshkruan me FC Feronikelin

Reprezentuesi i Kosovës, Alban Pnishi i bashkohet FC Feronikelit

FC Feronikeli ka vazhduar me përforcimin e skuadrës, duke prekur secilin repart të fushës.

Kësaj radhe është përforcuar vija e mbrojtjes, duke sjellur në skuadër një qendërmbrojtës të reprezentacionit, Alban Pnishin.

Pnishi i është bashkuar skuadrës gjatë ditës së sotme (19 gusht) duke firmosur kontratën që e lidhë me ngjyrat gjelbërt e bardhë.

Më parë, Pnishi ishte pjesë e skuadrave si: Wohlen dhe Grasshoppers në Zvicërr dhe në fund ishtë pjesë e skuadrës së Bnei Yehuda në Izdrael.

Ai ka edhe paraqitje me reprezentacionin e Kosovës dhe shpresojmë që përvoja e tij të jetë tejet e dobishme për skuadrën.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë