Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Drenas

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Komunës së Drenasit, Labinot Halilaj, me datë 24.08.2020 (e hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës.

THËRRET

Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa

Mbledhja do të këtë për rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të dt. 24.07.2020.
2. Raporti i punës së Kryetarit Janar-Qershor 2020
3. Propozim Vendim për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Gllogocit (Drenasit) në shfrytëzim afatgjatë personave fizik/juridik
4. Të ndryshime

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë