Skenderaj| Shiu bllokon rrugët, komuna aktivizohet menjëherë

Pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, drejtoria e shërbimeve publike në Skenderaj është vënë në dispozicion për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, me ç’rast pas informimit nga banorët kanë intervenuar, duke zhbllokuar dhe pastruar rrugën në fshatin Llaushë, pas rrëshqitjeve të dheut.

Për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga shiu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Nënkryetari i Komunës, Nuredin Lushtaku.

Për të pasur një intervenim të shpejtë dhe efikas kërkohet nga qytetarët që të njoftojnë institucionet përkatëse në raste të tilla.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë