Përzgjidhen drejtorët e tri shkollave në Komunën e Drenasit, ja kush janë ata

Mentor Sahiti është emëruar Drejtor në SHML “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”- Drenas, Flakarta Gllareva, drejtore në SHFMU “Rasim Kiçina” – Drenas dhe Durmish Kurti, drejtor në SHFMU “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi”- Arllat.

Vendimi është nxjerr nga Zyra e Kryetarit të Drenasit me 14 gusht, transmeton DrenicaOnline.

Sahiti e Gllareva do të nisin punën me 25 gusht, ndërsa Kurti me 1 shtator.

Afati i ankesës për të pakënaqurit është në afatin prej tetë ditëve, drejtuar Komisionit për ankesa në Komunën e Drenasit, prej datës së shpalljes të këtij vendimi./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë