Bie numri i të infektuarve me COVID-19 në Drenas, rritet në Skenderaj

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 129 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Prej këtij numri të përgjithshëm të të infektuarve brenda 24 orëve, dy raste janë nga Komuna e Drenasit dhe pesë raste nga komuna e Skenderajt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë