Vdes prof.Nexhmedin Haxhiu

Është ndarë nga kjo jetë, prof.Nexhmedin Haxhiu. Lajmin e ka dhënë Drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas, Lulzim Nika.

Ai ka thënë se Nexhmedin Haxhiu na la, por ai do të jetë përgjithmonë me ne, si njeri, si intelektual, pasi në jetën, në punën e në mendimin e të tij ishin bashkuar shumë virtyte e vlera që e bëjnë të pavdekshëm.

Njoftimi i plotë i Nikës:

Me dhimbje të madhe, mora lajmin se është ndarë nga kjo jetë, prof. Nexhmedin Haxhiu.

Në kujtesën e të gjithë neve, në kolektivin e shkollës, të cilët me ëndje i kemi dëgjuar këshillat e tij, sigurisht se jemi krenarë për jetën, punën dhe veprën e profesorit Nexhmedin Haxhiut.

Për shumë vite në arsim, gjenerata të tëra të edukura dhe arsimuara dolën nga profesori i nderuar Nexhmedin Haxhiu.

Vetëdijshëm se ai kishte shumë vlera e shumë të mira, të cilat prej fillimeve të veprimtarisë së tij në arsimi, i kishte vënë në shërbim të një qëllimi madhor – edukimin dhe arsimimin e nxënësëve në frymën e lirisë së Kosovës.

Nexhmedin Haxhiu na la, por ai do të jetë përgjithmonë me ne, si njeri, si intelektual, pasi në jetën, në punën e në mendimin e të tij ishin bashkuar shumë virtyte e vlera që e bëjnë të pavdekshëm.

Mësimdhënësi nuk vdes kurrë, sepse shpirti i tij jeton nder brezat që i edukon.

Lamtumirë kolegu Nexhmedin!

Në emrin tim personal dhe të gjithë mësimdhënësëve të SHMP “Fehmi Lladrovci “

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë dhe dashamirët e familjes së nderuar Haxhiu! Mbahuni të fortë!

I leht të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshe!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë