Tetë të infektuarit e fundit me virus nga komuna e Drenasit janë nga këto fshatëra

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 440 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive.

Prej numrit të përgjithshëm 8 raste janë nga komuna e Drenasit.

Dy raste në qytet, dy raste në Çikatovë të vjetër, një rast në Baicë, një rast në Llapushnik, dy raste në Fushticë të Ulët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë