Mulla Osman Musliu flet hapur pse gëzon respekt nga qytetarët

Një gazetare kohë me parë ia kishte shtruar këtë pyetje Mulla Osman Musliut, imamit të njohur të Drenasit: Në Drenas, Drenicë, Kosovë besa edhe ma lart ju jeni person i respektuar nga qytetarët, çfarë i keni dhuruar popullatës së kësaj ane për ta gëzuar këtë respekt?

Osman Musliu ishte përgjigjur kështu: Do të ju përgjigjem shkurt dhe qartë pa politikë. Unë jam një hoxhë në mesin e shumë hoxhallarëve të nderuar në Kosovë, mirëpo unë jam paksa më i veçantë apo i çuditshëm në opinionin publik shqiptar. Përveç se njihem si njeri i cili nuk ka frikë ta thotë të vërtetën ajo që besoj se ka ndikuar më së shumti në këtë aspekt ka qenë se nuk e kam keqpërdorë emrin e Zotit, nuk kam rrejt në emër të Zotit, nuk kam spiunuar për qarqe të caktuara në kohëra të caktuara, nuk i kam shërbyer armikut kombëtarë në dëm të vendit dhe popullit, e as armikut fetarë në dëm të fesë dhe besimtarëve…
Po ashtu asnjëherë nuk jam marrë me punë të mëdha, nuk e kam çliruar Drenasin, Drenicën e as Kosovën por çdoherë kam qenë punëtor dhe shërbyes i këtij vendi dhe popullit drejtë arritjes së lirisë kombëtare e fetare. Falënderoj Zotin që kjo ditë erdhi pasi që e di se çfarë tmerri kemi përjetuar për një shekull rresht. Gjithmonë kam qenë njeri i cili është gjendur aty ku ka qenë populli dhe kam qenë njëri prej tyre. Gjithë jeta më ka kaluar duke u munduar t’i zgjidh problemet e popullit tim dhe të ua kthej buzëqeshjen në fytyrat e tyre dhe familjeve të tyre. Për këtë arsye populli më respekton për disa gjëra të vogla që kam bërë në shërbim të tyre dhe vendit tim, sepse ky popull është lodhur nga zhurma e madhe që bëjnë disa njerëz qoftë të fesë apo politikes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë