Gjest i mirë: Mjeku në Drenas e bartë në krah pacienten pa ndjenja për t’i dhënë sa më shpejtë ndihmë!

Drenasi është me fat që ka një doktor si Burim Fazliu, puntor vullnetar dhe i vullnetit të mirë.

Ai është fotografuar teksa ka bartuar në krah një paciente pa ndjenja nga oborri i QKMF në Drenas për ti dhënë ndihmë sa më shpejt, transmeton DrenicaOnline.

Për punën e madhe të Burimit ka folur kolegu i tij, Besim Bytyqi.

“Mbi një vit punon vullnetar, por ende shteti nuk i jep punë. Punon në QKMF në Drenas pa pagesë”, ka shkruar Bytyqi në faqen e tij në Facebook.

Pamje si kjo, ndonëse të rënda, të japin besim tek mjekët në Drenas./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë